29 Shkurt 2020

6 skuadra nga Premierliga janë të interesuara për Vedat Muriqin

Stamboll, 6 shkurt - Paraqitjet e Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi te skuadra turke këtë sezon janë përcjell nga shumë skautë të skuadrave evropiane. 

Mediat në Turqi bëjnë me dije se 6 skuadra nga Premierliga janë të interesuara për sulmuesin nga Prizreni.

Mes tyre janë edhe Mançester Junajted, Totenhami, Aston Villa, Brajtoni, Lesteri dhe Barnli, që kanë shprehur interesim për të angazhuar sulmuesin 25 vjeçar nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 shkurt 2020 - Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, do të ofrojnë kontrolle të përgjithshme mjekësore pa pagesë për sëmundje të traktit urinar ku me pas do të ketë prononcim për media nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë “Adem Jashari”. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK). (Hotel International Prishtina & SPA, ora 10:00)

- Qendra e Levizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes në Arbëri, ora 11:00)

Anibar International Animation Festival organizon bashkëlexim dhe diskutim në Klubin e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. (Kinema “Jusuf Gërvalla”, në Pejë ora 12:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse për Garën Kombëtare për Kitarë, ku do të shpallen rezultatet dhe fituesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën Ndërkombëtare që do të mbahet në Qershor 2020, në Monheim në Gjermani. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 18:00)