20 Prill 2024

Zyrtarë e BE-së vizitojnë Kosovën diskutojnë luftën kundër terrorizmit

Prishtinë, 15 dhjetor - Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Kosovës u takuan në Prishtinë me 14 dhe 15 dhjetor 2017 për të diskutuar sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Delegacionin e BE-së e kryesoi Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Pedro Serrano nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), bashkë me Koordinatorin e BE-së për Luftën Kundër Terrorizmit, Gilles de Kerchove, dhe Drejtorin Gjeneral, Olivier Onidi, nga DG HOME. Vizita është vazhdimësi e vizitave të nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor për këto çështje.

Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë sfida të përbashkëta të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të luftohen në mënyrë efektive vetëm me bashkëpunim të ngushtë. Takimet gjatë dy ditëve ishin produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve për fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta në ballafaqimin me këto kërcënime.

Në këtë kontekst, të dyja palët e mirëpritën që nga 13 dhjetori 2017, Kosova është partner me prioritet të plotë i Europol-it më qëllim të që forcohet më tej bashkëpunimi strategjik me BE-në.

Zyrtarët e BE-së u takuan me zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Terrorizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në nivel rajonal, koordinimi ndërmjet vendeve relevante të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve të tjerë kyç është thelbësor, i lehtësuar me Nismën e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Terrorizmit (WBCTi).

Nisma ka për qellim koordinimin e ndihmës së BE-së dhe asaj ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit regjional në fushën e luftimit të terrorizmit, duke minimizuar dyfishimin dhe maksimizimin e efikasitetit të kost-benefiteve.

Në Kosovë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në mbulon pjesët thelbësore relevante për luftimin e terrorizmit, përfshi krijimin e një historiku solid të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimeve të plotfuqishme, si dhe bashkëpunim të avancuar regjional dhe shkëmbim të informatave ndërmjet organeve për zbatimin e ligjit dhe shërbimeve të sigurimit.

Më 13 dhjetor 2017, Kosova është plotësisht e përfshirë në listën e partnerëve prioritarë të Europol-it për bashkëpunim strategjik. Europol-i është Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Përforcim të Ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)