28 Mars 2024

Zvicra do të vazhdojë të përkrah AKK-në në luftimin e korrupsion

Prishtinë, 27 janar - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj,  priti sot në takim njoftues Ambasadorin Zviceran në Kosovë Thomas Kolly.

Duke i uruar pozitën e re të Drejtorit të AKK-së, Ambasadori Zviceran në Kosovë, Thomas Kolly i ofroi mbështetje teknike në realizimin e detyrave të agjencisë.

Ai theksoi se përmes projekteve të saj, Zvicra e ka përkrahur AKK-në që një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë një gjë të tillë.

Në anën tjetër, Drejtor i AKK-së, Yll Buleshkaj e njoftoi Ambasadorin zviceran Thomas Kolly me veprimet aktuale të AKK-së në raport me plotësimet dhe ndryshimet ligjore të fushëveprimit të saj, përkatësisht Ligjin për AKK-në dhe Ligjin për Deklarimin e Pasurisë së Zyrtarëve të lartë publik, ndërsa theksoi se orientimi strategjik i AKK-së do të fokusohet në zbatimin e ligjshmërisë dhe krijimin e mekanizmave që nxjerrin rezultatet konkrete të parandalimit dhe luftimit e korrupsionit në Kosovë.

“Shpejtimi i dinamikës së trajtimet të rasteve të korrupsionit është domosdoshmëri në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë” theksoi Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj.

Në takimin e përbashkët mes Drejtorit të AKK-së dhe Ambasadorit Zviceran, u diskutua gjithashtu edhe mundësia e realizmit të projekteve për bashkëpunim regjional në iniciativa të përbashkëta të shkëmbimit të përvojave në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)