23 Shtator 2020

Zvarritjet në drejtësinë civile prodhojnë pasoja fatale

Prishtinë, 3 nëntor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të dielën ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka publikuar raportin: “Drejtësia Civile në Kosovës: Ligji VS Praktika”.

Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i IKD-së, tha se ky raport është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë rasteve civile. Sipas tij, sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës ka dështuar që të sigurojë një mjet efektiv juridik, duke shtuar se janë evidentuar raste ku gjyqtarët kanë trajtuar në mënyrë selektive rastet civile.

Miftaraj ka theksuar se në rastet civile, dukuria e kthimit të lëndëve nga Gjykata e Apelit në rivendosje ka pësuar ngritje të theksuar.

Miftaraj ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të marrë përsipër vendosjen përfundimtare të rasteve, përjashtimisht rasteve kur është e domosdoshme që Gjykata e Apelit ta kthej rastin në rivendosje në shkallën e parë.

Gzim Shala, Hulumtues në IKD, tha se përkundër faktit se nga viti 2016 e deri në vitin 2019 është ngritur nuk i gjyqtarëve, numri i lëndëve të pazgjidhura vit pas viti ka pësuar ngritje. Sipas tij, sistemi gjyqësor me këtë tempo, e ka të pamundur që të arrijë stabilitet të numrit të lëndëve civile.

“Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 janë kryer 166 lëndë civile më shumë se sa që janë pranuar. Me këtë tempo, sistemit gjyqësor i nevojiten plot 132 vite për të përfunduar të gjitha lëndët e pazgjidhura, të cilat barten vit pas viti."

"Sikur gjyqtarët ta arrinin normën orientuese, këto lëndë do të përfundonin për rreth 2 vite. Në këtë drejtim, është e domosdoshme që KGJK gjatë procesit të vlerësimit të performancës të ketë parasysh (mos) arritjen e normës orientuese, si dhe KGJK duhet të rishikojë vetë rregulloren që përcakton normat orientuese”.

Sipas Shalës, IKD ka gjetur trajtim selektiv të rasteve, pasi përderisa një rast civil edhe pas 22 viteve nuk ka marrë epilog, janë evidentuar raste të cilat kanë përfunduar për vetëm 35 ditë.

“Zvarritjet e procedura civile kanë dy pasoja. E para është se humb besimi i publikut në sistemin e drejtësisë dhe e dyta është se këto zvarritje bëhen faktorë kriminogjen që qytetarët të marrin drejtësinë në duar, pasi nuk kanë shpresë se rastet e tyre do ti zgjidhin përmes procedurave gjyqësore”.

Në anën tjetër, Shqiponjë Gashi, Hulumtuese në IKD, ka rekomanduar që sistemi gjyqësor të angazhohet maksimalisht që lëndët civile të kryhen brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Në këtë drejtim, KGJK duhet të kuptojë faktin se zvarritja e lëndëve me dekada cenon rëndë të drejtat dhe liritë e qytetarëve për të pasur një proces gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Po ashtu, Gashi ka rekomanduar që gjykatat të trajtojnë lëndët sipas radhës, përpos rasteve kur prioriteti ipet me ligj, dhe jo të kenë qasje selektive. Gjykatësit që shkelin këto prioritete të ligjit dhe politikave të KGJK-së të mbahen përgjegjës.

Për me tepër gjeni të bashkangjitur raportin “Drejtësia Civile në Kosovë: Ligji VS Praktika”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)