25 Prill 2024

Zëvendësministri Zeka vizitoi policinë rajonale të Gjilanit

Gjilan, 9 gusht - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, vizitoi policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, znj. Elmina Mahmuti dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në këtë takim u bisedua për Ligjin e policisë, për pensionim të parakohshëm, objektin e Policisë së këtij rajoni i cili ende nuk ka përfunduar, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimin e  trafikimit me narkotikë si dhe për problemet me trafikun në nivel të regjionit të Gjilanit.

Me këtë rast, zëvendësministri Zeka theksoi se MPB do të përpiqet që vitin e ardhshëm të  fusë në buxhet Ligjin për  pensionimin e parakohshëm të Policisë si dhe objektin e pa përfunduar të Policisë në Gjilan.

Gjithashtu, theksoi se MPB do të jetë e pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)