29 Mars 2024

Xhenierët e FSK-së montojnë urën metalike 'Mabey Johnson' në Shqipëri

Prishtinë, 8 shkurt - Para pak dite një kontingjent i FSK-së, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës udhëtoi për në Republikën e Shqipërisë për të ndihmuar Shqipërinë në sanimin e pasojave pas vërshimeve.

Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile 'Mabey Johnson' në fshatin Zemlak të prefekturës së Korçës.

 Xhenierët e FSK-së, vazhdojnë me sukses punimet në ngritjen e urës, dhe me intensitet të shtuar në ndërtimin e urës që do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të fshatit por edhe të banorëve të zonës.

Operacioni është duke u realizuar pa ndonjë problem, kurse pjesëtarët e FSK-së, janë duke dhënë maksimumin në ndërtimin e kësaj ure në afatin sa më të shkurtë kohorë.

 Mbështetja e xhenierëve të FSK-së, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po ashtu edhe nga prefektura e Korçës, janë në nivelin më të lartë.


-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)