28 Mars 2024

VV kërkon të zbardhet rasti i sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri

Prishtinë, 17 gusht - Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka reaguar rreth sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë ta zbardhin rastin.

"Sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm e patolerueshëm. Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve", thuhet në komunuikatë.
 
Sipas VV-së, organet e drejtësisë duhet ta zbardhin sa më shpejt këtë rast duke e trajtuar me prioritet.

"Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që zbardhja e këtij rasti të zvarritet si njëra prej lëndëve të pazgjidhura nga organet e drejtësisë", thuhet në komunikatë.

"Ne i urojmë shërim gazetarit Parim Olluri dhe bashkëshortes së tij dhe shpresojmë ta tejkalojnë lehtësisht këtë ngjarje", deklaron LVV.

Sipas Lëvizjes, liria e shprehjes e kritikës duhet të mbetet një prej shtyllave që kërkojnë më së shumti angazhim për t'u realizuar si shoqëri demokratike.

Gazetari Parim Olluri është sulmuar nga disa persona natën e të mërkurës në rrugën "Bajram Kelmendi".

 

Edhe NISMA për Kosovën shprehet se me shqetësim shumë të madh ka marr lajmin për sulmin ndaj kryeredaktorit të portalit “Insajderi”, Parim Ollurit.


NISMA për Kosovën dënon ashpër sulmet e tilla ndaj gazetarëve dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.


Sipas Nisma-s, sulmet dhe kërcënimet e kohëve të fundit ndaj gazetarëve janë shqetësuese, të pa tolerueshme dhe kjo nuk mund cilësohet ndryshe përpos si kërcënim dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)