29 Mars 2024

Vritet një person në lagjen Dardania

Prishtinë, 3 mars – Një person ka vdekur sot në mëngjes, nga të shtënat me armë zjarri dhe me armë të ftohta, konfirmon mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, Qazim Mustafa.


Rasti ka ndodhu rreth orës 09.40 të mëngjesit, kur një person ka shtënë me armë zjarri në sheshin “Bill Clinton” në afërsi të lokalit “Sekiraça” në Prishtinë, konfirmon policia.


Policia, e cila ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, thotë se një person është plagosur dhe është dërguar menjëhërë në Emergjencë. Ndërkohë, mjekët në QKUK thonë se personi i plagosur ka vdekur dhe është i moshës 34 vjecare, nga fshati Besi të Prishtinës. Policia, ndërkaq, ka arrestuar personin e implikuar në këtë rast dhe po zhvillon hetime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)