19 Prill 2024

Vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare

Prishtinë, 1 dhjetor - Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist do të mblidhen sot tek sheshi Zahir Pajaziti për të protestuar dhe për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare.

"Edhe një burrë dje vrau një grua. Edhe një grua që ra viktimë e patriarkatit që i bënë burrat vrasës e grave ua merr jetën. Sot, për të dytën herë brenda javës, u njoftuam edhe nga një vrasje tjetër makabre e një gruaje shtatëzënë nga bashkëshorti i saj në QKUK, në sytë e shtetit. Pesë ditë, dy vrasje, shprehen nga Kolektivi.

Gratë po vriten një nga një në Kosovë, në shtëpitë e tyre, në spitale e rrugë nga burrat bashkëshortë, familjarë e të njohur.

Me sopata e plumba e në mënyrën më makabre burrat po ua marrin jetën grave. Ata po vrasin gratë në sytë tanë e në dijeninë e shtetit e me ndërmjetësimin e tij.

Gratë vriten, e para kësaj dhunohen vazhdimisht, në heshtje e pambrojtje. Ato jetojnë nën frikë të vazhdueshme, deri sa në fund iu merret edhe fryma e fundit.

 Gratë po vriten veç se janë gra. Ato po vriten nga burrat sepse ky sistem i ka mësuar ata që gratë janë pronë e tyre, gjithmonë të nënshtruara me dhunë ndaj pushtetit të burrave.

Vrasja e sotme dhe ajo e para pesë ditëve, janë alarmet e fundit që shteti dhe shoqëria ta trajtojë si urgjencë kombëtare femicidin.

"Janë sinjale që na ftojnë në organizim e revoltë. Ne thërrasim përfundimisht në organizim gjithëpopullor për t'i kundërshtuar luftës që na u është shpallur nga ky sistem i cili është duke synuar t'i shfarosë gratë".

"Ne nuk mund të lejojmë që gratë të vriten a të jetojnë më frikë e dhunë deri në fund të jetës. Organizohemi e luftojmë kundër patriarkatit, shtetit e burrave dhunues e vrasës. Që asnjë grua të mos jetojë nën dhunë e frikë se një ditë do i vije rradha asaj", deklarojnë nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)