20 Prill 2024

Vrasje në Pejë

Pejë, 17 shtator Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se dje rreth orës 21:20, Policia është njoftuar se në rr. “Qerim Muriqi” në Pejë është një person pa shenja jete.

Policia i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe me të arritur është hasur në viktimën V. S. (1989) i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje ’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)