28 Mars 2024

Vrasja në Banjë, policia arreston 12 persona

Prishtinë, 3 dhjetor - Policia e Kosovës ka arrestuar 12 persona lidhur me vrasjen në Bajë të Malishevës, ndërsa një person është ende në kërkim. Në njoftimin e policisë, thuhet se si provë materiale janë konfiskuar edhe dy armë automatike kallashnikovë dhe disa revole.

Gjithashtu shumica e të arrestuarve janë nga fshati Carrallukë e Malishevës, të afërt të ish-kryetarit të Malishevës, Gani Krasniqi, i cili në zgjedhjet e12 dhjetorit ishte kandidat për deputetit i “Vetëvendosjes”.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer tmerrin e natës së 1 janarit, kur rreth 15 persona kanë hyrën në ambientet e restorantit, kanë rrahur viktimat e më pas kanë qëlluar me armë.

Një prej viktimave, Skënder Limaj është qëlluar në sy të tre fëmijëve të tij, dy djemve dhe një vajze, që të gjithë të vegjël. Dy të plagosurit e tjerë janë i vëllai i tij, Azem Limaj dhe nipi, Ilir Limaj.

Ndërkohë Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas kësaj ngjarje, duke e cilësuar atë si krim të rëndë, me pasoja tragjike për familjen e të vrarit dhe të plagosurve. Ajo ka kërkuar që të mos politizohet ngjarja.

“Sot, më tepër se kurrë, është e nevojshme të mos e humbim kthjelltësinë si shoqëri dhe të dallojmë se ku janë problemet e vërteta të Kosovës. Problemet personale nuk duhet të politizohen dhe as problemet politike nuk duhet të personalizohen”, thuhet në deklaratë.

“Vetëvendosje” e dënon këtë akt që rezultoi me një vrasje dhe dy plagosje, dhe shpreh keqardhjen e saj, si dhe ngushëllimet për familjen e të vrarit dhe të plagosurve.

Ky reagim i kësaj lëvizje vjen pas akuzave të ndërsjellta që kanë ndodhur ndërmjet degës së saj në Malishevë dhe asaj të PDK-së për zgjedhjet e fundit të 12 dhjetorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)