20 Prill 2024

Voskamp, Holanda ndihmon Kosovën në kuadër të EULEX-it

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti sot në një takim pune ambasadorin e Holandës në Kosovë, Henk Voskamp, nga i cili pranoi urimet për zgjedhjen e tij në postin e ri.

Në këtë takim, ministri Haki Demolli falënderoi ambasadorin Voskamp për ndihmën e vazhdueshme që shteti holandez është duke e dhënë për Kosovën dhe shtoi se është duke punuar që në Kosovë të ketë sundim të ligjit, ku të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë para tij.

Ndërsa, ambasadori Voskamp tha se shteti holandez gjithnjë ka qënë i interesuar për hapat që Qeveria e Kosovës është dukë i bërë drejtë afrimit me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Holanda ndihmën e saj për Kosovën është duke e dhënë në kuadër të EULEX-it, ku në këtë mision shteti holandez ka gjykatës dhe prokurorë, si dhe në disa fusha që kanë të bëjnë me drejtësinë, siç janë institucionet civile, Shërbimi Korrektues i Kosovës, etj.

Po ashtu në këtë takim, ministri Demolli kërkoi nga ambasadori holandez, fillimin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në qeshtje penale, si dhe ndikimin e Holandës në shtetin e Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)