20 Prill 2024

V.K dhe F.D për pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 14 janar - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër V.K dhe F.D., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, neni 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura, V.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03. 2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, është nisur për në Shkup-Maqedonia e Veriut, së bashku me bashkëshortin e saj M.B. dhe me të pandehurit e tjerë, ndër ta edhe F.D., për të arritur në drejtim të Stambollit- Turqi, e më pas për të vazhduar për në  Siri, ku i janë bashkangjitur grupit terrorist.

E pandehura këto veprime i ka kryer në vazhdimësi, deri në kohën kur është dorëzuar te Forcat Kurde, në fillim të vitit 2019, e ku ka qëndruar për rreth dy muaj, kurse më 20.04.2019 është deportuar në Kosovë.

Me këto veprime e pandehura V.K. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, lidhur me neni 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.

Ndërkaq,  i pandehuri F.D., me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03.2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, fillimisht nga Kosova ka shkuar në Shkup, së bashku me gruan e tij, të pandehurën  G.A. dhe me të pandehurit e tjerë,  ndër ta M.B dhe V.K,   kanë  udhëtuar në drejtim  të Stambollit-Turqi, e ku më pas ka hyrë në territorin e Sirisë dhe i bashkëngjitet grupit terrorist ISIS.

Me këto veprime i pandehuri F.D. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, nenin 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)