20 Prill 2024

“Vetëvendosje”, më 10 qershor protestë në Prizren

Prishtinë, 2 qershor - Në mbrojtje të vlerave kombëtare e historike, aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” njoftuan sot se më 10 qershor, në 132-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të organizojnë një demonstratë në sheshin “Shadërvan” në Prizren.

Siç theksuan në një konferencë shtypi, në këtë mënyrë kjo lëvizje do të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e emblemës së qytetit të Prizrenit. “Vetëvendosje” thotë se ka hartuar një ofertë shoqërore, të cilën deri në datën e mbajtjes së protestës, do t'ia dorëzojnë partive politike dhe organizatave të tjera për të marrë mbështetje për protestën e tyre.

Me gjithë mosmarrëveshjet që kanë pasur me organizimin e protestës në Mitrovicë, aktivisti Glauk Konjufca tha se do t'i ftojnë edhe veteranët e luftës që të marrin pjesë në protestën e Prizrenit. Gjithashtu, “Vetëvendosje” kundërshtoi edhe sot çfarëdo bisedimesh me Serbinë, duke i cilësuar ato si të dëmshme për Kosovën. Madje, aktivistët e saj akuzojnë udhëheqësit politikë të Kosovës, për të cilët thonë se po e vendosin Kosovën në çfarëdo lloj negociatash.

"Nëse ata e quajnë teknike doganat dhe kufijtë e Kosovës, nëse ata e quajnë teknike ndërrimin e zinxhirit komandues vetëm për serbët lokalë të Kosovës, nëse ata e quajnë teknike çfarë gjyqësie të ndarë do të kenë serbët e Kosovës, atëherë kjo gjë nuk është teknike. Teknike mund ta quajnë ata, por, kjo gjë do të afektojë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe thelbësore sovranitetin e Kosovës dhe do të jetë një hap drejt krijimit të entitetit, siç e ka Republika Srpska në Bosnje", tha Konjufca. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)