25 Prill 2024

Vetëvendosje! dorëzoi kallzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi

Prishtinë, 22 shkurt - Lëvizja Vetëvendosje! dorëzoi sot kallëzimin penal për Presidentin Hashim Thaçi për shkak të dyshimit të bazuar  se me veprimet e ndërmarra në emër të tij dhe në cilësinë e Presidentit ka kryer veprën penale nga Neni 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120  pika 25, 26, 27 dhe  lidhur nenit 2 të KPRK-së.

Vepra penale e konsumuar sipas Vetëvendosjes lidhet me cenimin e territorit të Republikës. Cenimi i territorit vërtetohet nga Raporti zyrtar i Komisionit shtetëror për shenjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit.

"Presim nga Prokuroria Speciale e Kosovës që sa më parë të ndërrmarë veprimet e duhura për të adresuar këtë vepër kaq të rëndë dhe të paprecëdentë në Republikën tonë", thekson Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)