28 Mars 2024

Vetëvaret një i burgosur në burgun e Dubravës

Prishtinë, 27 gusht - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin se i paraburgosuri me inicialet I.K, 31 vjeqar, nga fshati Tërpezë, Komuna e Malishevës është vetëvarur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

I paraburgosuri I.K, ishte arrestuar me datë në prill të këtij viti dhe ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ndërsa në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është transferuar me datë 03.07.2018.

Vepra me të cilën ngarkohej ishte vrasje e rëndë në tentativë dhe kishte vazhdim të paraburgimit deri me 08.09.2018

I paraburgosuri I. K, është pranuar në krahun Psikiatrik të stacionarit të Qendrës Korrektuese në Dubravë pas transferit nga Qendra e Paraburgimit në Prizren me datë 03.07.2018.

Nga data 30.07.2018 deri me datë 20.08.2018 ka qene i hospitalizuar  në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës në QKUK, në Prishtinë me Dg.F 43, X 78.

Për shkak të vetëlëndimeve dhe tentim-vetëvarjes është trajtuar në vazhdimësi nga mjekët e burgut, psikiatri dhe psikologu.

Për rastin janë njoftuar autoritetet kompentente, Prokuroria, Gjykata, Policia e Kosovës si dhe familja e të ndjerit.

Ndërsa Menaxhmenti i lartë i Shërbimit Korrektues dhe Udhëheqësi i Shërbimit Shëndetësor për Burgje nga Ministria e Shëndetësisë, duke kerkuar nje hetim profesional dhe të  pavarur  mbi përgjegjësinë e mbikëqyrjes së  zyrtarëve përgjegjës , ka marrë vendim  që të suspendohen dy Zyrtarë Korrektues dhe dy Infermierë deri në përfundimin e hetimit të rastit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)