28 Mars 2024

Vetëndosje bën thirrje për krijim të shtabeve emergjente në ndihmë Shqipërisë

Prishtinë, 27 nëntor - Gjatë këtyre dy ditëve kemi parë një mobilizim të madh të shoqërisë për të ndihmuar bashkëkombasit tanë të prekur nga termeti në Shqipëri.

Lëvizja Vetëvendosje! ka nisur një konvoj mbrëmë, kurse sot do të niset dhe i dyti.

Përveç kësaj Vetëvendosje i bën thirrje Agjensisë për Menaxhimin e Krizave, por edhe komunave të Kosovës, në veçanti drejtoritë për mirëqenie sociale, të vendosen në shërbim të ndihmës për krizën në Shqipëri, permes krijimit të shtabeve emergjente, me fokus të veçantë krijimin dhe organizimin e hapësirave për pranimin e njerëzve të prekur nga termetet dhe identifikimin e nevojave tjera.

"Po ashtu, i bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të pezullojë traun dhe taksën në "Rrugën e Kombit" në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe transporti i ndihmave", deklaron Vetëvendosje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)