25 Prill 2024

Vërshimet në Gjakovë fatkeqësi të shkaktuara nga qeverisjet lokale dhe qendrore

Prishtinë, 11 janar - Dega e Alternativës në Gjakovë ka ndjekur me shqetësim situatën e rënduar pas reshjeve të fundit në Komunën e Gjakovës.

E gjithë kjo situatë nuk mund të arsyetohet si natyrore, ngase Gjakova ka qenë ndër komunat me infrastrukturën dhe planet më të mirëfillëta urbanistike.

''Problematikat që sot përballen qytetarët e Komunës tonë janë pasoj e qeverisjeve të papërgjegjshme duke filluar nga qeverisja e Astrit Haraqisë me fillimin e degradimit urban në vitin 2005, pastaj me Ardian Gjinin si ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor me shkatrrimin e lumenjëve nga bizneset jo legale të zhavorit, me qeverisjen e ish kryetarit Pal Lekaj i cili ka lejuar ndërtime pa leje, transferim të pronave të lumenjëve te individ të caktuar dhe së fundi me qeverisjen lokale Gjini e cila padrejtësisht ka ndalur projektin për muret mbrojtëse në pjesën e epërme të lumit Krena, ka anuluar projektin për kanalizimin e ujrave të zeza në lagjen e njohur si “pika e zezë”, si dhe ka anuluar projektin me Banken Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të unazës së qytetit me qëllimin që procedurat e tenderit të barten në autoritetin e institucioneve lokale me kosto shumë më të ulët'', vlerëson Dega e Alternativës në Gjakovë.

Nga ana tjetër, kualiteti i punimeve në projektet e caktuara të Komunës lë shumë për të dëshiruar. Sot kemi shembje në aksin e dytë të rrugës “Bujar Roka” e asfaltuar dy javë më parë, kemi plasaritje të shtresës së asfaltit në rrugën “Nënë Tereza” e shtruar gjatë ditëve të fundit të vitit 2020, shmangien nga përgjegjësia e Komunës së Gjakovës për shtrimin e rrjetit të ujrave atmosferike paralelisht me investimin e KFW-së për impiantin e ujrave të zeza, si dhe mos mirëmbajtjen e pusetave kompetencë kjo e Komunës së Gjakovës.

Alternativa konsideron se maja e gjithë kësaj papërgjegjësie nga qeverisja e Ardian Gjinit, është situata në Shtëpinë Muze të familjes Qerkezi në Gjakovë.

Ka vite që kjo qeverisje nuk ka ndarë subvencione për mirëmbajtjen e këtij muzeu i cili pasqyron tragjedinë e fundit të popullit shqiptarë, e veçmas përjetimet e rënda të qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Me këtë rast, i bëjmë thirrje urgjente kryetarit Ardian Gjini që menjëherë Shtëpinë Muze të Familjes Qerkezi ta vendos në përkujdesje institucionale, me buxhet të garantuar për mirëmbajtje, duke siguruar kështu që faktet dhe dëshmitë që posedon kjo shtëpi mos të rrezikohen si pasoj e pakujdesjes dhe papërgjegjësisë nga ana e Komunës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)