24 Prill 2024

Veriu integrohet në sistemin e drejtësisë së Kosovës

Prishtinë, 24 tetor - Për herë të parë që nga shpallja e deklaratës së pavarësisë më 2008, strukturat gjyqësore në veri të Kosovës integrohen dhe do të funksionojnë në kuadër të sistemit kosovar të drejtësisë.

Ky është një hap i rëndësishëm për drejtësinë kosovare dhe shënon konsolidimin e një sistemi unitar të drejtësisë në tërë territorin e vendit, që do t’u garantojë qytetarëve qasje të barabartë në institucionet e drejtësisë si dhe realizimin e të drejtave të tyre kushtetuese e ligjore.

Shpërbërja e strukturave të mëhershme dhe integrimi i tyre në sistemin kosovar të drejtësisë është paraparë me Marrëveshjen për Sektorin e Drejtësisë të nënshkruar në Bruksel në prill të vitit 2013, si rezultat i dialogut mes Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë.

Procesit të integrimit i ka paraprirë plotësimi i parakushteve kyçe për fillimin e procesit të integrimit, të parapara me marrëveshjen e Brukselit.
-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)