23 Prill 2024

Vdes një i dënuar në burgun e Dubravës

Prishtinë , 16 prill - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  A. V. 

A.V në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe  përcjell  gjendjen e tij.
 
Rreth orës 18 20, sipas SHKK-së gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike.

"Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me  autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë."
 
"Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19 20 nga kardiologu konstatohet vdekja", bën te ditur SHKK. 

I njëjti gjatë qëndrimin në burg, në mënyrë periodike është kontrolluar dhe i janë bërë vizitat sistematike të cilat çdo herë kanë qenë në normë. Në pranim e edhe gjatë burgimit PA ka qenë 120/80 mmHg. 
 
Gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, si:

1.    14.06.2017 colica renalis (dhembje në regjionin e veshkave) të cilat janë trajtuar nga urologu;

2.    Po këtë vit ka pasur edhe Lumboischialgia (dhembje në regjionin e shpinës) e cila është ekzaminuar me RTG dhe është trajtuar nga ortopedi;

3.    Në 2017 ka pasur edhe probleme me dhëmb të cilat janë trajtuar nga dentisti;

4.    Me 14.03. 2018 ka pasur një Furunculus (ithatë) i cili është trajtuar nga kirurgu ;

5.  Me 30.11.2018 si pasoj e një rrëshqitjeje në dhomë ka pasur një distorsio art T/C dex (përdredhje të nyjës së poshtme të këmbës) e cila po ashtu është trajtuar nga ortopedi. 

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vjedhje e rëndë dhe po e mbante dënimin  ne pavijonin me tretman të avancuar. 

Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)