05 Korrik 2020

Vdes një i dënuar në Burgun e Dubravës

Prishtinë, 6 shtator - Sipas informatave të KMDLNj-së një i dënuar përkatësisht F. I  23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë. I ndjeri, në vujatje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga data 9 janar 2019.

Në mbrëmje, përkatësisht në ora 20:15 të datës 5.09.2019 është sjellur urgjentisht në Stacionarin e QK në Dubravë  F.I. nga stafi mjekësorë dhe sigurimi.ndërkaq në ora 20.45 kontastohet se nuk ka shenja jete.

Gjatë qëndrimit në Burgun në Dubravës është vizituar nga psikiologu, psikiatri, pulmologu, stomatologu dhe mjekët e tjerë me  ç’rast ka deklaruar se e mendon vetvarjen prandaj është vendosur nën përcjellje permanente. Atij i është përshkruar terapia antidepresive nga psikiatri dhe një kohë ka qëndruar në stacionarin e urgut të Dubravës.

KMDLNj thellësisht është shqetësuar me vdekjen e personave të privuar nga liria gjatë vujatjes së dënimit dhe kërkon intervenim urgjent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të sigurohet një mbrojtje cilësore dhe efektive e shëndetit dhe jetës së personave të privuar nga liria.

KMDLNj kërkon hetime të shpejta të Prokurorisë së shtetit në mënyrë që të mësohen arsyet e mundshme rrethanore që mund të kenë ndikuar në vdekjen e dyshimtë të burgosurit F.I..

KMDLNj kërkon që të përforcohet profesionalisht edhe materialisht Shërbimi Shëndetsorë i Burgjeve që të evitohen këso raste në të ardhmën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)