19 Prill 2024

Vdes edhe një pacient me koronavirus

Prishtinë, 8 maj - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus.

Viktima e 28 është një 77 vjeçar nga Rahoveci që ishte edhe në dializë.

Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)