18 Prill 2024

Vdekjet në vendin e punës pasojë e moszbatimit të ligjit të punës

Prishtinë, 4 korrik - Nënkryetarja Fatmire Kollçaku në konferencë për media adresoi problemet e rënda që lidhen me sigurinë në punë të punëtorëve në Kosovë.

Rasti i fundit ku humbi jetën në vendin e punës në mënyrë tragjike një i mitur në Prizren  e çon në 7 numrin e punëtorëve të vdekur në vend të punës këtë vit.

Mungesa e sigurisë në punë vjen si rezultat direkt i moszbatimit të ligjit të punës që obligon së pari insitucionet e vendit pastaj edhe vet ndërmarrjet për t’i siguruar punëtorit kushtet që ai mbrojnë jetën, shëndetin dhe dinjitetin.

“Nga janari i këtij viti 7 persona e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Rasti i fundit, që është edhe rasti më i rëndë që ka ndodhur, është ai në fabrikën e stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit ku humbi jetën një i ri 17 vjeçar. Secili nga këto raste paraqet shkelje të dispozitave ligjore që rregullojnë të drejtat e punëtorëve në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë”, tha Fatmire Kollçaku.

Inspektoriati i Punës dhe ndërmarrjet janë të obliguar t’ia sigurojnë punëtorit në punë, që nga udhëzimet dhe trajnimet, identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve dhe deri te marrja e masave mbrojtëse.

Inspektoriati i Punës dhe punëdhënësi duhet të ndërmarrin një sërë hapash për parandalimin e këtyre rasteve në vend të punës:

    Përkrahja dhe rritja e numrit të shkollave profesionale
    Trajnime të vazhdueshme nga ana e punëdhënësit për punëtorët e pakualifikuar
    Zbatimi i ligjit për siguri dhe shëndet në punë
    Krijimi i regjistrit të aksidenteve në punë dhe të sëmundjeve profesionale

Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta ngre shqetësimin edhe përbrenda institucioneve të vendit siç është Kuvendi i Republikës së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi dhe hapa konkret drejt përmirësimit të kushteve në punë dhe zbatimin e ligjit të punës.

Në vendin tonë humbja e jetës në punë nuk është në formën e "aksidentit në punë". Kushtet në të cilat punohet sidomos në sektorin e ndërtimit dhe industrisë por jo vetëm përbëjnë dhe parakushtet për humbjen e jetës së punëtorit ose të dëmtimit të shëndetit pakthyeshëm.

Vdekjet e punëtorëve tanë janë kronika të paralajmëruara shumë herët. Por qeveria që kemi aktualisht përqëdrimin themelor i ka pagat e saj jo masat mbrojtëse të punëtorëve apo shtresave më të rrezikuara.

Ministri i punës dhe mirëqënies sociale bashkë me Kryeministrin këtë fillim muaji morën dhjetra mijëra euro pagë me rritje dhe retroaktive. Ndërsa djali 17 vjeçar nga Prizreni humbi trupin e jetën tragjikisht duke u përpjekur të mblidhte pak para për studime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)