18 Prill 2024

Vazhdon joefikasiteti në luftimin e korrupsionit në prokurimin publik

Prishtinë, 24 prill - Prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike.

Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të monitorimit në gjykatat themelore ka trajtuar me prioritet monitorimin e rasteve të tilla të keqpërdorimit të cilat ndërlidhen me shkelje të ligjit të prokurimit publik.

Gjatë monitorimit Çohu! ka identifikuar 34 raste në gjykatat themelore Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan.

Duke u bazuar në të dhënat e monitorimit, vërehet se në gjykatat themelore Mitrovicë, Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë janë shpallur kryesisht vendime liruese dhe refuzuese, ndërsa në raste më të rralla janë shqiptuar dënimet me kusht, dënimet me gjobë dhe në fund dënimet me burgim.

Ndërkaq, shumë raste të korrupsionit të cilat kanë të bëjnë me mosrespektim të procedurave të tenderimit vazhdojnë të jenë në proces të shqyrtimit gjyqësor.

Duke marrë parasysh pandeshkueshmërinë e korrupsionit në prokurimin publik, Organizata Çohu! E mbështetur edhe nga organizata të tjera të shoqërisë civile, gjatë procesit për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kishte propozuar amendamentin që në Kodin e ri Penal të jetë vepra penale e veçantë që ka të bëjë me keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, propozimi tillë ishte aprovuar nga grupi punues dhe vepra penale: “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik” tashmë neni 415 të KPRK-së ka hyrë në fuqi në muajin prill të vitit 2019.

Inkorporimi i dispozitës së tillë, është vlerësuar si i suksesshëm edhe nga vet akterët e sistemit të drejtësisë. Të njëjtit vlerësojnë se inkorporimi i dispozitës së re 415 të KPKR-së, është hap i rëndësishëm në fushën e drejtësisë i cili do t’iu lehtësojë edhe punën gjykatave dhe prokurorive në trajtimin dhe  zgjidhjen efikase të këtyre lëndëve.

Por trajtimi i fushës së prokurimi publik në përgjithësi dhe implementimi i dispozitës së re 415 të KPRK-së e cila ka të bëjë më keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik në veçanti ballafaqohet me vështirësi të ndryshme për shkak të natyrës komplekse dhe të ndërlikuar të kësaj fushe. 

Bazuar në hulumtimin e Organizatës Çohu!, ndonëse janë ndërmarrë disa hapa për lehtësimin e luftës kundër korrupsionit në prokurim publik, sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta të cilat shpien në mungesë të efikasitetit në luftimin dhe ndëshkimin e këtij lloji të krimit.

Sfidat me të cilat kategorizohet sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës në trajtimin e lëndëve të kësaj natyre janë: numri i vogël i gjykatësve dhe prokurorëve të cilët marrin pjesë në trajnimet e Akademisë së Drejtësisë,  mungesa e ekspertëve profesionalë, mungesa profesionale të prokurorëve dhe mungesa të profilizimit të tyre në fushën e prokurimit publik.

Ndërsa sfidat me të cilën po ballafaqohet Akademia e Drejtësisë në këtë drejtim ka të bëjë me praktikën ligjore pasi që këtij institucioni i duhet një kohë më e gjatë që risitë e legjislacionit të cilat bëhen nga organet kompetente t’i shndërrojë roj në një praktikë të mirë.

Duke u bazuar në gjetjet e hulumtimit dhe analizën e të dhënave Çohu! rekomandon institucionet relevante të zbatimit të ligjit që të organizojnë trajnime periodike në Akademinë e Drejtësisë, në fushën e prokurimit publik për gjykatës, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesionalë; Të rritet numri i pjesëmarrësve në trajnimet e organizuar nga Akademia e Drejtësisë në fushën e prokurimit publik; Të ngritën kapacitetet profesionale për trajtimin e lëndëve të prokurimit publik nga ana e KPK-së; Të bëhet profilizimi i prokurorëve në fushën e prokurimit publik; Të rritet numri i ekspertëve të specializuar në fushën e prokurimit publik etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)