29 Mars 2024

Ushtrisë serbe i duhej leja e KFOR-it për t’u afruar 1000 metra nga kufiri me Kosovën

Prishtinë, 28 dhjetor - Forcat ATO-s në Kosovë (KFOR) kanë thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i që të lëvizin dhe stërviten në territorin e tyre, por duhet të kërkojnë leje për t'u afruar më shumë se një mijë metra nga kufiri me Kosovën.

Deklarata pasoi njoftimet se ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, vizituan ditë më parë forcat serbe në rajonin e Rashkës, rreth dy kilometra larg kufirit me Kosovën.

“Në përputhje me marrëveshjet ekzistuese, Forcat e Armatosura të Serbisë duhet ta informojnë shtabin e KFOR-it vetëm në rast se njësitë e tyre duhet të lëvizin më afër se 1 mijë metra nga kufiri me Kosovën”, thuhet në një deklaratë të KFOR-it.

“Sa u përket Forcave të Sigurisë së Kosovës, vendosja e tyre në veriun e Kosovës, sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it”, theksohet në deklaratën e paqeruajtësve.

KFOR-i tha se të gjitha palët i kanë respektuar gjithmonë marrëveshjet ekzistuese dhe bën thirrje që të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Forcat e NATO-s thanë se kanë kapacitet për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, ndërsa nënvizuan se mbështesin dialogun si rrugë për shtendosjen e situatës në veriun e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)