29 Mars 2024

Ushtarët italian të KFOR-it sanitizojnë një kopsht të fëmijëve

Prizren, 22 gusht - Një ekip i specializuar i Armatës Italiane e sanitizoi kopshtin e fëmijëve “Nena Kabrini” në Prizren, në kuadrin e kontributit të KFOR-it në reagimin lokal ndaj Covid-19.

Të gjitha dhomat e mësimit dhe hapësirat e përbashkëta u dezinfektuan nga ushtarët Italian me anë të nebulizatorëve dhe substancave aktive përkatëse.

Kopshti i fëmijëve u themelua në vitin 2002 nga Caritas Italia dhe i ka 130 fëmijë nga të gjitha etnitë dhe besimet fetare nga familjet në nevojë. Falë ndihmës së ofruar nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it, objekti do të jetë në pajtueshmëri me rregulloret e Qeverisë për Covid-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)