23 Prill 2024

USAID do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot  ka pritur nÑ‘ takim Drejtorin e misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope. 

Ministri Tahiri dhe Hope njoftuan njeri tjetrin me prioritetet dhe  programet tyre, të cilat kanë për qëllim fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë.

Duke e vlerësuar lart partneritetin në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe USAID-it, Tahiri u shpreh i gatshëm se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe në të ardhmen, bashkëpunim ky i cili synon fuqizimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, ngritjen e llogaridhënies dhe profesionalizmit të institucioneve dhe akterëve në sistemin e drejtësisë, si dhe mbështetjen e funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Hope vlerësoi lart prioritetet e Ministrit Tahiri, u shpreh i kënaqur për partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar nga  ana e tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të ngushtë me masa dhe hapa konkret dhe programor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)