25 Prill 2024

UNDP vlerëson lartë institucionet e Kosovës në menaxhimin e Pandemisë

Prishtinë, 27 mars - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional, Xhelal Sveçla, ka pritur  në takim, znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë dhe përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko.

Në këtë takim u diskutua për situatën e fundit pas shpalljes së pandemisë me Covid 19, për masat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndihmës që mund të japin OKB-ja dhe UNDP-ja, përmes programeve të tyre në Kosovë, në funksion të menaxhimit të kësaj situate.

Gjatë takimit u vlerësua partneriteti me këto organizata dhe në veçanti u diskutua për ndihmën që mund të ofrojnë këto organizata për pajisje mjekësore mbrojtëse për Policinë e Kosovës, Ekipet e Emergjencave dhe mjekët.

Ministri Sveçla theksoi Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është duke punuar me të gjitha kapacitetet e saja, ku është aktivizuar edhe Plani për Reagim Kombëtar.

Ai tha se po bashkërendohen të gjitha aktivitetet me të gjitha institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, në menaxhimin e kësaj situate, që krahas ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik, është shumë e rëndësishme edhe siguria  e qytetarëve në përgjithësi.

Ndërsa përfaqësueset e OKB-së dhe NDP-së në Kosovë, shprehën gatishmërinë për të mbështetur institucionet e vendit me të gjitha mundësitë që kanë dhe njëkohësisht vlerësuan lartë institucionet e Kosovës në menaxhimin me profesionalizëm të kësaj situate. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)