21 Shtator 2019

UNDP, MPB dhe Policia shënojnë Ditën e Grave për Paqe dhe Çarmatim

Prishtinë, 24 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, do të shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë shtypi. 

Në këtë konferencë për shtyp do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, partnerë, palë të interesit dhe donatorë.

Folësit kryesorë, ndër të tjerë, përfshijnë Izmi Zeka, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, Rreshtere Xhemile Behluli, Policia e Kosovës - Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje, Znj. Marta K. Gazideda, Zëvendës Koordinatore e Programit në UNDP dhe Znj. Rozafa Kelmendi, Zyrtare e Projektit në zyrën e UN Women në Kosovë.

Çdo 24 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim shënohet roli historik dhe i vazhdueshëm i grave në ndërtimin e paqes dhe çarmatim.

Nesër, folësit do të diskutojnë rolin e armëve të paligjshme në incidentet e dhunës në familje dhe çfarë janë duke bërë institucionet qëndrore për të luftuar dhunën në baza gjinore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)