13 Gusht 2020

UNDP i dhuroi artikuj mbrojtës MPB-së dhe MPMS-së

Prishtinë, 8 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe mbështetje të vazhdueshme për institucionet dhe popullin e Kosovës gjatë pandemisë, u dorëzoi donacione me  artikuj mbrojtës Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Donacioni për MPMS-në dhe institucionet tjera në kuadër të kësaj ministrie përbëjnë 1500 maska mbrojtëse K95 dhe 500 dezinfektues me bazë alkoolia kurse për nevojat e MPB-së u dorëzuan 1000 mask mbrojtëse K95 dhe 1000 dezinfektues.

Artikujt mbrojtës që iu dorëzuan MPMS-së i janë dedikuar stafit esencial të ministrisë dhe nevojave të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë dhe Institutit Special në Shtime për të garantuar sigurinë e tyre gjatë punës në këto kohë të vështira.

Donacioni për MPB-në i është dedikuar stafit që punon në Departamentin për Reintegrimin e Personave të Riatdhesuar, Qendrën e Akomodimit të Azilkërkuesve dhe zyrave pritëse në aeroport dhe zyrave tjera kufitare.

Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Kosovë e cila i dorëzoi donacionet Lulzim Ejupit, Sekretar i Përgjithshëm në MPB dhe Feim Osmanit, Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në MPMS, deklaroi: “UNDP vazhdon të mbështes institucionet e Kosovës gjatë pandemisë  COVID-19 për t’u ndihmuar që ata të vazhdojnë me shërbimet e tyre në mënyrën më efektive të mundshme. Ne besojmë se së bashku do ta tejkalojmë këtë sfidë dhe do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tonë kosovarë për të ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)