01 Qershor 2020

UNDP do të vazhdojë të përkrah MPBAP-në

Prishtinë, 24 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim, znj. Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për partneritetin mes MPBAP-së dhe UNDP-së, në kuadër të shumë projekteve të përbashkëta, në të cilat misioni i UNDP-së ka ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e kornizës përkatëse ligjore, strategjive dhe planeve të veprimit.

Me këtë rast ministri Veliu vuri në dukje vullnetin e tij si ministër, që do të rrisë angazhimet me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim që të përdoren të gjitha mekanizmat institucionale në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Parandalimi i krimit të organizuar kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim, prandaj ne kemi nevojë për mbështetje të organizatave siç është UNDP, sidomos në projektet e përbashkëta në luftimin e  trafikimit të armëve të paligjshme në Kosovë dhe luftimin e krimit kibernetik dhe për këtë jam shumë falënderues”, theksoi ministri Veliu.

Ndërsa përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, pasi uroi ministrin Veliu, theksoi se në  kuadër të kapaciteteve që ka ky mision në Kosovë, do të vazhdojnë të përkrahin MPBAP-në në projekte që do të rrisin sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 16:00)