25 Prill 2024

UNDP do të vazhdojë përkrahjen për Policinë e Kosovës

Prishtinë, 2 maj - Ushtruesi i Detyres së Drejtorit te përgjithshëm të Policisë së Kosovës (PK-së) Naim Rexha, ka pritur në takim zyrtar një delegacion nga UNDP-ja, të prirë nga znj. Alessandra Roccasalvo Zëvendëse Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Naim Rexha fillimisht falënderoi znj. Alessandra Roccasalvo për vizitën e saj, dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.

U.D. Drejtori Rexha njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Njëkohësisht Rexha çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së  në përgjithësi, e  me theks të  veçantë për ofrimin e ndihmës rreth projektit të shkatërrimit të armëve të vogla.

Po ashtu ne takim u diskutua edhe rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me ç’rast znj. Alessandra Roccasalvo e ritheksoj se UNDP-ja do të vazhdojë përkrahjen dhe mbështetjen edhe në të ardhmen për Policinë e Kosovës

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)