28 Mars 2024

UNDP dhuron tetë qen Departamentit K9 të Policisë

Prishtinë, 1 Mars - Projekti i UNDP-së për Kontrollin e Armëve të Vogla (KOSSAC), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës do të dorëzojë zyrtarisht tetë qen Qendrës K9 të Policisë së Kosovës nesër në lokalet e Qendrës në Lebanë.

Ky donacion është pjesë e përkrahjes së vazhdueshme të KOSSAC-ut Strategjisë për Kontrollin dhe Mbledhjen e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SALW). Këta qen do të trajnohen nga departamenti K9 në gjetjen e armëve dhe explozivit. Qentë do të ndihmojnë Policinë e Kosovës gjatë operacioneve të kontrollit në trafik dhe kërkimeve për gjetjen e armëve dhe do të jenë një bazë kualitative për shumimin e qenve të policisë brenda departamentit K9. Ata do të trajnohen në Qendër dhe do të operojnë në tërë Kosovën.

Vlera e përgjithshme e donacionit është 37.000 Euro dhe është pjesë e kontributit bujar projektit KOSSAC nga qeveria e Luksemburgut. Qentë janë blerë në Austri dhe qeveria e këtij vendi siguroi qëndrimin për tre oficerë të Policisë së Kosovës të cilët bënë përzgjedhjen. Qeveria austriake gjithashtu rregulloi të gjitha procedurat tjera si kontrollin veteriner dhe dokumentet përcjellëse për dorëzim.

Ceremonia e dorëzimit do të mbahet në presencë të Shpend Maxhunit nga Policia e Kosovës, Driton Gashit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Tetsuo Kondo, Zëvendës Drejtor i UNDP-së, zyrtarëve të lartë të Zyres Ndërlidhëse të Luksemburgut dhe Ambasadës Austriake dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.

Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe demonstrimi i gjetjes së armëve dhe municionit në një veturë për të treguar se si këta qen do të operojnë pas trajnimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)