12 Gusht 2020

UNDP dhuroi donacion për MPB-në

Prishtinë, 2 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi priti në takim menaxheren e portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), znj. Marta Gazideda.

Me këtë rast në kuadër të Programit të Sigurisë (KSSP) UNDP i dhuroi donacion MPB-së 300 maska (KN95 – shumë përdorimshe), 500 doreza, 50 litra dezinfektues- rimbushje  për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektues për duar me pompë.

Në fund të takimit z. Ejupi e falënderoj përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)