19 Prill 2024

UNDP dhe KNJ hapën Zyren për Ndihmë Juridike në Graçanicë

Prishtinë, 18 mars - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komisioni për Ndihmë Juridike (KNJ) hapën zyrtarisht zyren për ndihmë juridike në Graçanicë, të enjten, më 18 mars në prezencë të Ministres së Drejtësisë, Znj. Nekibe Kelemndi.

Zyra për Ndihmë Juridike në Graçanicë do të ofrojë këshilla dhe ndihmë juridike falas popullatës që nuk kanë mjete të kenë qasje në drejtësi. Pasi që në këtë komunë të re shumica e popullatës janë pjesë e pakicave, parashihet se hapja e kësaj zyre do të avansojë si synimet e decentralizimit ashtu edhe të fuqizojë temelet e një shoqërie multi-etnike.

Në ngjarje ishin prezentë edhe Drejtori i UNDP-së, Parviz Fartash, Komisioneri i Ndihmës Juridike, Sokol Haziri, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, dhe Nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Igor Aritonoviq, zyrtarë të institucioneve të Kosovës dhe mysafirë të tjerë..

Qëllimi i projektit të UNDP-së Qasja në Drejtësi është përkrahja zhvillimit të kapaciteve institucionale dhe të komuniteteve për të përmirësuar qasjen në drejtësi në Kosovë. Duke inkurajuar përdorimin e shërbimeve të ofruara nga zyret e ndihmës juridike si kjo në Graçanicë, shpresohet se komuniteti, përfshirë këtu edhe grupet më nevojtare, fuqizohen nga ana juridike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)