24 Prill 2024

Turqia e interesuar për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës

Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Në këtë takim  u vlerësua bashkëpunimi i mirë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos sa i përket bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Turqisë.

Me këtë rast ministri Veliu theksoi prioritet e MPBAP-së, në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, reformën në administratën publike, luftimin e të gjitha formave të krimit dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministri Veliu u zotua se Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, ta bëjë institucion transparent dhe kredibil, një institucion të besueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tonë ndërkombëtarë.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë,  Cagri Sakar, e uroi ministrin për detyrën dhe shprehu përkushtimin e vendit të  tij në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)