20 Prill 2024

Tre të vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Kaçanik - Ferizaj

Ferizaj, 8 qershor - Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 00:40 minuta në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, kanë humbur jetën tre persona dhe një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raporteve të para rasti ka ndodhur kur ngasësi  i veturës Opel Astra me targa lokale, F.B, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u  përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh  skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin.

Në ketë rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK në Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kan ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intenziv.

Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
    
Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit. 
                         
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)