19 Prill 2024

Toger Albert Asllani shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtarë

Prishtinë, 7 shkurt - Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Albert Asllani, pas një trajnimi gjashtëmujor në shkollën ushtarake ,,United States Army Cyber Center of Excellence” në Fort Gordon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u nderua me çmimin “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award”.

Këtë çmim e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve.         

Çmimi “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award” për Toger Albert Asllanin është edhe një dëshmi se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të duhur sa i përket ngritjes profesionale të pjesëtarëve të saj, dhe se ky kualitet profesional është duke u dëshmuar edhe jashtë vendit si në: shkollime, trajnime, operacione, përfshirë këto edhe në akademitë më prestigjioze në botë.

Toger Albert Asllani pas kthimit nga SHBA-të do të vazhdojë shërbimin në Komandën e Forcave Tokësore (KFT) duke bartur përvojat e tij të fituara në këtë trajnim specialistik në të mirë të avancimit dhe ngritjes profesionale të FSK-së.

Në këtë trajnim kanë marr pjesë oficerë nga shumë vende të botës. Ky është trajnim special për përgatitjen e oficerëve (Kapiten) të karrierës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)