07 Prill 2020

Thyhen për të dytën herë zyrat e AGK-së

Prishtinë, 18 shkurt  – Zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës janë thyer sërish nga persona të panjohur. Ndryshe nga hera e kaluar, më 06.12.2019 kur u vodhën pajisje me vlerë të organizatës, kësaj radhe në zyrë nuk mungon asgjë, megjithëse kryesit kanë kontrolluar dhe shpalosur dokumentet. 

Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës ndërsa tek pas rreth 2 orëve, në vendin e ngjarjes ka arritur ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme. AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe i dënon ashpër këtë akte vandale.

Organizata fton organet kompetente që t'i zbardhin të dyja rastet, ani pse për rastin e parë, as pas dy muajsh, nuk ka pranuar asnjë informatë nga hetuesit. 

AGK kërkon që përgjegjësit për këto incidente të dalin para drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)