18 Prill 2024

Thirrje publike për parandalimin e djegies së kontejnerëve

Prishtinë, 10 dhjetor - Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve, hirin, të mos i hudhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.

Mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hudhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve. Kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre.

Djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth. Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)