21 Gusht 2018

The Irish Times flet për kontrollin që mafia serbe ka vendosur në Veri të Kosovës

Prishtinë, 10 shkurt - E përditshmja irlandeze, The Irish Times, ka shkruar një artikull për vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe kontrollin që mafia serbe ka vendosur në Veri të Kosovës.

Për shumicën e serbëve në veri të Kosovës shqetësim shumë më i madh se hyrja në Bashkimin Europian, është frika në rritje nga mafia që sundon në këtë pjesë, shkruan Irish Times.

“Ata kontrollojnë gjithçka”, thotë Dragisa Miloviç, një doktor nga Mitrovica dhe aleat i Ivanoviçit.

“Bandat kriminale vendosin mes jetës e vdekjes”, thotë ai.

“Ata e vendosin kush do të bëhet kryetar, kush do jenë drejtorët e firmave serbe, kush do të punësohet nga ato firma. E kontrollojnë rrjedhën e parave në veri dhe kështu kanë të gjithë fuqinë, gjithashtu kontrollojnë edhe disa policë. Oliver e bënte me dije këtë”, pohon Miloviç.

Irish Times shkruan për Listën Serbe që kontrollon gjërat në aspektin politik në veri dhe që është e lidhur me partinë e Aleksander Vuçiç.

Për qëndrimet e Ivanoviç kundër Listës Serbe ai është cilësuar edhe tradhtar.

“Nuk pajtohesha gjithmonë me Oliverin, por s’kemi përse mendojmë të gjithë si Lista Serbe – nuk jemi në Korenë Veriore”, thotë Miloviq.

“Beogradi krijoi një parti që e do komplet të kontrollueshme, që mendon vetëm në një mënyrë. Prandaj ne deshëm të ndryshojmë gjërat, që të ketë pluralitet në mendime”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2018  - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon manifestimin qendror, kushtuar festës së Kurban - Bajramit Xhamine e Madhe në Prishtinë. (Xhamia e Madhe në Prishtinë, ora 5:10)

- Me rastin e festës së Kurban - Bajramit, Ditën e parë, kryesia e e Bashkësisë Islame të Kosovës, si tradicionalisht organizon pritje përurimi. (Selia e Kryesisë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 10:30)

- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të bëjë dorëzimin e dhuratave si donacionit në vlerë prej 7.500 euro për 250 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. (Klinika e Pediatrisë, ora 12:30)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do të shpërndajë dhurata për 70 fëmijë te SOS Fshatit në vlerë prej 2.450 euro. (SOS Fshati, ora 13:30)

- Mbahet Festivali i promovimit të Kulturës dhe Muzikës Romë në Graqanicë. (Lagja rome në Graqanicë, ora 18:00)