25 Prill 2024

Tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Prishtinë, 4 janar - Sot rreth orës 11:54 në gjithë vendin është ndjerë një tërmet prej 5.2 i Shkallë të Rihteriti cili ndodhi me epiqendër në Mal të Zi dikur rreth 30 kilometra nga kufiri me Kosovën.

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës ka bërë te ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Mal të Zi, afër kufirit me Kosovën.

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 11:54 sipas kohës lokale, vendi ynë është lëkundur nga një tërmet që ka goditur Malin e zi me magnitude  5.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet  VII ballë  të Merkalit.

Termeti është përcjell me disa tërmete pasgoditje me intensitet më të ulët 2.8-4 shkallë Rihter Epiqendra e këtij tërmeti ishte  64 km  në lindje të Podgoricës, 24 km Perëndim të Pejës, respektivisht në koordinatat : 42.62 (latituda) dhe 19.96 (longituda) ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)