25 Prill 2024

Tentim vrasje në Suharekë

Suharekë, 9 gusht - Rreth orës 19:30 minuta, në rrugën e “Buzhalëve” në Shirokë të Suharekës ka ndodhur një ngatërresë e cila ka përfunduar me përdorimin e armës.

Sipas raporteve hetimore, dyshohet se  tre të dyshuar: dy vëllezër dhe një tjetër kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një parkingu te automjeteve e më pas janë përleshur.

Pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit por nuk e ka qëlluar. Të dyshuarit janë  marrë në pyetje për rastin.

Ndërkaq, një kalimtar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar një gërvishtje të lehtë në qafë e që mjeku nuk ka mundur ta përcaktoj se me çfarë ishte shkaktuar lëndimi dhe mbetet për t’u sqaruar  në hetimet e mëtejme.

Është sekuestruar një pistoletë e llojit “PARABELLUM” Made in Korea me 7 fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)