23 Prill 2024

Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Pejë, 3 shtator - Me datë 2 shtator 2019 rreth orës 22:40, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Eliot Engel”- Pejë.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rast. Sipas të dhënave preliminare dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë 3 (tri) herë në drejtim të viktimave, ku fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës. Pas kësaj gjuajtje me armë i dyshuari ka ikur me veturën e tij në drejtim të Deçanit, me pas në fshatin Carrabreg-Deçan ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 3(tri) gëzhoja të kalibrim 9mm, po ashtu është konfiskuar  edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa vetura e viktimës është duke u ekzaminuar nga Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale Pejë.

Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat për arrestimin e tij.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)