19 Prill 2024

Të rënët, meritorë për lirinë e Kosovës

Stagovë, 21 maj - Sot në Stagovë të Kaçanikut, është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Manifestimi përkujtimor është mbajtur me rastin e rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi dhe 13 martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999 në Stagovë të Kaçanikut: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Po ashtu në këtë ditë është nderuar edhe dëshmori Kemajl Thaçi i rënë në Runjevë.

Kryetari i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi tha se të rënët për lirinë e Kosovës janë ata që kanë dhënë çdo gjë për Kosovën.

"Kjo ngjarje është futur në historinë e Kosovës, ne do të vazhdojmë të nderojmë ata që ranë për lirinë e Kosovës", tha ai.

Edhe pjesëmarrësi në Betejën e 21 Majit të vitit 1999, luftëtari u UÇK-së Rrahim Sadiku tha se në atë ditë duke luftuar mbrojtën edhe civilët në këtë fshat.

"Sot ne kujtojmë ata që ranë për lirinë e Kosovës dhe gjithëherë do të mbeten në mendjen tonë", tha Sadiku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)