19 Prill 2024

Të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara me Kushtetutë

Prishtinë, 30 tetor - Ka filluar të mbahet java për të drejtat e viktimave të krimit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, me temë ''Kompensimi i viktimave, e drejtë, satisfaksion dhe hap drejt rehabilitimit“.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në fjalën hapëse të konferencës, ka thënë se të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj në Republikën e Kosovës, të cilat hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe si të tilla duhet mbrojtur nga shteti.

”Si kryeprokuror i Shtetit, siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që viktimat e krimit të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ashtu siç meritojnë. Për këte kemi krijuar infraskrukturën e nevojshme ligjore dhe humane, ashtu që viktimat e krimit të trajtohet sipas standarteve të larta për të drejtat e njeriut."

"Kompensimi i viktimave është obligim ligjor andaj institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që këtë obligim ta realizojnë këtë vit  përmes  kompensimit të rasteve të para“, është shprehur kryeprokurori Lumezi, duke potencuar se java do të arrijë objektivat e caktuara dhe se numri i rasteve të kompensuara do të shtohet.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosvës, Hashim Thaçi, ka thënë se përkushtimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm.

Presidenti Thaçi potencoi se e sheh shumë të rëndësishëm ligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

”Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen  e viktimave të krimit”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se në bazën e rekomandimeve për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit, institucionet e vendit duhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë kategori të shoqërisë.

 ”Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që Republika e Kosovës t’i mbrojë dhe avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”.

Ndërkaq, në fjalimin e tij para të pranishmëve, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, pohoi se “në dekadën e fundit, institucionet tona i kanë dhënë mbështetje të veçantë kësaj kategorie dhe unë si ministër zotohem se do të punoj edhe më shumë për këtë kategori. E kemi lansuar programin e kompensimit të viktimave të krimit dhe si ministër i drejtësisë ju informoj se në shtator është trajtuar rasti i parë dhe do të kompensohet sipas legjislacionit në fuqi. Ju siguroj se rekomandimet e para të dala nga kjo konferencë do të merren për bazë“.

Në anën tjetër, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka nënvizuar se  probleme të tilla ka edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se duhet punuar shumë për t’i mënjanuar ato.

"Edhe në SHBA kemi të tilla probleme dhe na është dashur shumë punë për të trajtuar këto raste. Edhe këtu do të duhet që qeveria të japë përkrahje të veçantë për këto raste. Nuk arrihet drejtësia nëse nuk ka drejtësi për viktimat e krimit”, theksoi ai.

Ndërkaq Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, potencoi se "të gjitha forcat e drejtësisë duhet të angazhohen në trajtimin e rasteve dhe të merren në konsideratë nevojat e viktimës. Ka nevojë për ngritjen e efikasitetit për këto raste dhe të avancohen të drejtat e viktimave”.

Menaxheri i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave të Krimit, Basri Kastrati sqaroi para të pranishmëve angazhimin e kësaj zyreje në ndihmë viktimave dhe theksoi nevojën e mbështetjes institucionale për këtë kategori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)