19 Prill 2024

Të burgosurit në Mitrovicë kanë punuar njëqind karrige dhe tavolina

Mitrovicë, 24 qershor - Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, të burgosurit e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, kanë punuar rreth njëqind karrige dhe tavolina.

Qëllimi i punës së organizuar në burg është mbajtja dhe zhvillimi i aftësisë profesionale dhe kapacitetit të punës së të burgosurit.

Kjo përmirëson mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, puna normalizon jetën e përditshme në burg.

Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit. Disa prej tyre jepen edhe donacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)