29 Mars 2024

Takohet komisioni miks i Ekspertëve të Përbashkët të Kosovës dhe Maqedonisë

Prishtinë, 8 shkurt – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme,  komisioni miks i  Ekspertëve të Përbashkët të Kosovës dhe Maqedonisë, kanë zhvilluar takimin e radhës, ku u diskutuan temat rreth ecurisë dhe mbarëvajtjes së punëve rreth përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme për fillimin e ndërtimit të objektit të pikë kalimit të përbashkët kufitar "Stançiç – Bellanoc".

Në kuadër të këtij takimi janë shqyrtuar të gjitha veprimet e ndërmarra nga komisioni, si dhe u diskutuan edhe çështjet e bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta për funksionalizimin sa më të shpejtë të pikë kalimit të përbashkët kufitar "Stançiç– Bellanoc".

Të dyja palët u dakorduan që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)