23 Prill 2024

Tahiri kërkoi që të vazhdohet shtrirja e noterëve në tërë territorin e vendit

Prishtinë, 28 shtator -  Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri priti në takim Kryetaren e Odës së Noterisë së Republikës Kosovës, znj. Arbena Shehu, të cilën e njoftoi me prioritetet e tij lidhur me fushën e noterisë.

Gjatë takimit, Ministri Tahiri, i ofroi mbështetje të plotë znj. Shehu duke i bërë të ditur se njëri ndër prioritet i tij si Ministër i Drejtësisë është edhe përmirësimi i  shërbimeve ndaj qytetarëve, me qëllim që këto shërbime të jenë sa më të mira, më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët.

E në anën tjetër, Kryetarja e Odes së Noterisë, znj Arbena Shehu, e njoftoi z. Tahiri se Noteria në Kosovë është në rrugën e duhur dhe  sistemi juridik është më efikas me punën e noterisë, ku noteria çdo ditë e më shumë është duke i sjellë vendit siguri juridike, e cila po kontribuon  në përmirësimin e  jetës  private të qytetarëve të Kosovës.

Në fund, Ministri Tahiri, me theks të veçantë kërkoi që të vazhdohet edhe më tutje shtrirja e noterëve në tërë territorin e vendit dhe inkurajoi që të respektohen dhe fuqizohen edhe më shumë kriteret kualifikuese me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe efikasitetit të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)