18 Prill 2024

Tahiri informon Havollin për ndryshimin e legjislacionit kundër korrupsionit

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin institucional në luftën kundër korrupsionit.

Ministri Tahiri gjatë takimit e ka informuar Havolli për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër korrupsionit, me theks të veçantë për Koncept Dokumentin për fushën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për deklarimin, prejardhjen e pasurisë, që do të fuqizojnë rolin e Agjencisë në hetime penale dhe administrative.

 “Janë të domosdoshme përpjekjet e përbashkëta nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe mekanizmat tjerë të sistemit të drejtësisë që kanë për mision luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të ndërtohet një sistem i fuqishëm institucional që prodhon rezultate konkrete në këtë luftë dhe përfundimisht krijon dhe rritë besimin tek qytetarët e Republikës së Kosovës” ka theksuar ministri Tahiri.

Nga ana e tij, Havolli ka shprehur përkushtimin e Agjencisë që të marrin pjesë aktivisht në ndryshimet e legjislacionit, duke shprehur përkushtimin që edhe në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)